Kreu Ekonomi Një borxh i keq konsiderohet shpenzim nëse i plotëson këto kushte

Një borxh i keq konsiderohet shpenzim nëse i plotëson këto kushte

nga Flamur Berisha
[et_pb_section admin_label=”section”] [et_pb_row admin_label=”row”] [et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text”]

Një borxh i keq konsiderohet shpenzim nëse i plotëson kushtet vijuese:

1.1. pagesa nuk është marrë plotësisht apo pjesërisht dhe është shpallur si i pambledhshëm duke inicuar procedurat në organet gjyqësore;
1.2. borxhit i kanë kaluar së paku gjashtë muaj nga afati i obligimit për pagesë;
1.3. shuma që korrespondon me borxhin më herët është përfshirë në evidenca kontabël
si e ardhur;
1.4. nuk ka kontest mbi vlefshmërinë juridike të borxhit;
1.5. ka evidencë të mjaftueshme se janë bërë përpjekje substanciale për të vjelë borxhin, përfshirë çdo veprim të aplikueshëm për të maksimalizuar mbledhjen e borxhit sikurse
janë:
1.5.1. tatimpaguesi ka balancuar çdo borxh të pakontestueshëm kundrejt borxhit të keq;
1.5.2. korrespodenca dhe kontaktet në përpjekje për të vjelë borxhin;
1.5.3. kërkesa është dorëzuar mbi mjetet e falimentimit, likuidimit, nëse është e aplikueshme dhe shuma që do të merret është përcaktuar në mënyrë të arsyeshme nga administratori, përmbaruesi. Deri në shkallën sa janë marrë nga falimentimi, janë aplikuar në borxhin e pashlyer.
1.6. tatimpaguesi duhet të lëshojë një faturë për shumën e paarkëtuar ku duhet të shkruhen fjalët Borxh i keq si dhe numri i faturës, me të cilën lidhet ky borxh, faturë, e cila i shërben shitësit për të zvogëluar të ardhurën dhe blerësit për të zvogëluar shpenziminkoston;
1.7. Për shumën deri në pesëqind (500 €) euro të trajtuar si borxh të keq nuk kërkohet inicimi i procedurave në organet gjyqësore.

  1. Zbritjet e borxhit të keq janë të kufizuara në pjesën e pambuluar të borxhit. Çdo borxh i keq i zbritur si një shpenzim që pastaj është mbledhë, do të përfshihet në të ardhurat e tatimpaguesit në periudhën e mbledhjes.
  2. Shuma e paarkëtuar nuk do të konsiderohet borxh i keq nëse:
    3.1. transaksionet me të njëjtin borxhli janë përsëritur pas shpalljes së borxhit të keq, me përjashtim të shërbimeve publike;
    3.2. borxhi i keq është ndërmjet palëve të lidhura;
    3.3. nuk ka evidencë të mjaftueshme se janë bërë përpjekje substanciale për të vjelë borxhin, përfshirë çdo veprim të aplikueshëm për të maksimalizuar mbledhjen e borxhit;
    3.4. kanë kaluar mbi njëzet e katër muaj (24) muaj nga data e obligimit për pagesë.
  3. Në rastin e bankave, degëve të bankave të huaja dhe subjekteve financiare jo bankare, të licencuara nga BQK-ja për ushtrimin e veprimtarisë së kredidhënies, në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, fshirja e borxhit të keq, lidhur me procesin e kredidhënies, njihet si shpenzim i zbritshëm me plotësimin e këtyre afateve:
    4.1. treqind e gjashtëdhjetë e pesë (365) ditë pas depozitimit të kërkesës për fillimin e procedimit të ekzekutimit të detyrueshëm te përmbaruesi, në rast se kredia është e siguruar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme;
    4.2. treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditë (365) ditë pas lëshimit nga Gjykata të urdhërit të ekzekutimit, në rast se kredia nuk është e garantuar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme.
  4. Ministri nxjerr akt nënligjor për të përshkruar kërkesat për zbritjen e borxhit të keq sikur që është paraparë me këtë nen.
[/et_pb_text][/et_pb_column] [/et_pb_row] [/et_pb_section]

Ju gjithashtu mund të pëlqeni