Kreu Biznes Njoftim me rendesi nga MZHR per bizneseve.

Njoftim me rendesi nga MZHR per bizneseve.

nga Kontabilisti

NJOFTIM:

MZHR mbanë takime konsultative me bizneset

Ministria e Zhvillimit Rajonal, njofton të gjitha bizneset dhe ndërmarrësit e ri që si rrjedhojë e përgatitjeve për shpalljen e Thirrje për propozime – Grante për Biznese 2024, do të realizojë takime konsultative me përfaqësuesit e bizneseve në të gjitha rajonet zhvillimore në vend.

Qëllimi i këtyre takimeve është informimi për së afërmi me bizneset lidhur me vështirësitë dhe prioritetet e tyre zhvillimore, me qëllim të harmonizimit të kritereve të thirrjes së PZHRB 2024.

Andaj, ftohen të gjitha bizneset dhe ndërmarrësit e ri që të marrin pjesë në njërin nga këto takime konsultative të cilat do të realizohen si në vijim:

26.03.2024

-Takim me Bizneset e Regjionit të Veriut, Mitrovicë, ora 11:00, Sallën e Konferencave të AZHR-së.

27.03.2024

-Takim me Bizneset e Regjionit Perëndim, Gjakovë në ora 10:00, salla e asamblesë, objekti I kuvendit komunal

27.03.2024

-Takim me Bizneset e Regjionit Perëndim, Pejë në orën 14.00, salla e kuvendit komunal, Rruga Mbretëresha Teutë.

29.03.2024

-Takim me Bizneset e Regjionit Jug, Prizren në orën 20:00, shoqata e bizneseve “ESNAF”

03.04.2024

-Takim me Bizneset e Regjionit Qendër, Shtime në orën 10:00, Kuvendi Komunal, rr. Tahir Sinani 50.

04.04.2024

-Takim me Bizneset e Regjionit Lindje , Gjilan në orën 10:00, Salla e Kuvendit Komunal

Rr. Bulevardi i Pavarësisë pn.

04.04.2024

-Takim me Bizneset e Regjionit Lindje , Ferizaj në orën 14:00, Salla e Kuvendit Komunal.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni