Kreu Ekonomi Njoftim me rendesi per te gjithe familjet qe kane aplikuar per subvencionim te faturave te rrymes

Njoftim me rendesi per te gjithe familjet qe kane aplikuar per subvencionim te faturave te rrymes

nga Kontabilisti

Njoftim me rëndësi për të gjitha familjet që kanë aplikuar në programin e subvencionimit të tarifave të energjisë elektrike për familjet e cënueshme:

Një numër i caktuar i aplikimeve që kemi pranuar, janë familje me vetëm 1 anëtar, që nënkupton se kryefamiljari që ka aplikuar ka harruar të shtojë anëtarët e tjerë të familjes, gjatë plotësimit të formularit.

Meqenëse lartësia e subvencionit përcaktohet edhe nga numri i anëtarëve të familjes, është e rëndësishme që në formularin e aplikimit të shtohen të gjithë anëtarët me të cilët banoni aktualisht.

Të gjithë ata që kanë harruar të shtojnë anëtarët tjerë të familjes, e kanë mundësinë që t’a përmirësojnë këtë duke përditësuar aplikimin e tyre në eKosova. Për t’u marrë parasysh në muajin vijues, përditësimi duhet të bëhet më së largu me 30 nëntor 2024.

Anëtarët mund të shtohen tek pjesa e paraqitur si në vijim, dhe pasi të keni përditësuar numrin e anëtarëve, e ri-dërgoni aplikimin tuaj duke klikuar “Apliko”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni