Kreu Financa Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosoves

Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosoves

nga Kontabilisti

842 milionë euro janë të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për vitin 2023. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka një rritje për 118 milionë euro apo 16 për qind, ka bërë të ditur sot drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në konferencën e fundvitit

Sipas tij, kontributet pensionale janë 273 milionë euro, ndërsa së bashku me kontribute kapin shifrën e 1.1 miliardë euro. Viteve të fundit kemi kurorëzuar shumë suksese.

“Inkasimi i borxheve këtë vit është 163 milionë euro, ndërsa tatimi, ndëshkimi në tërësi kap shifrën e 529 milionë euro. Punë të madhe ATK-ja ka kryer edhe në luftën kundër evazionit tatimor”, ka thënë ai.

Sipas Murtezajt, gjatë këtij viti janë kryer 212 aktivitete për shmangie tatimore, një bastisje, 22 raste të hapura nën dyshimin e shmangies tatimore, 42 kallëzime penale, 76 raporte informuese për Prokurorinë e 14 aksione së bashku me institucionet tjera ligjzbatuese.

E sa i përket aktiviteteve përmbushëse, këtë vit janë shqiptuar 715 gjoba për mallin pa origjinë në vlerë prej 4.9 milionë euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni