Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve viziton 1100 pensionistë në shtëpitë e tyre
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve vazhdon zbatimin e projektit për lajmërimin në shtëpi për pensionistë. Në kuadër të këtij projekti, ekipet mobile të ministrisë tashmë kanë vizituar mbi 1100 pensionistë në shtëpitë e tyre në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës në mënyrë që pensionistët të cilët nuk mund të paraqiten fizikisht në Zyrat e Pensioneve të vazhdojnë të përfitojnë nga e drejta e tyre për pension.
Pensionistët nga mosha 80 vjeçare e sipër si dhe pensionistët që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht për vazhdimin e pagesës së pensionit, pa marrë parasysh moshën po vizitohen nga ekipet mobile në shtëpitë e tyre.
Kujtojmë se kërkesa për lajmërimin në shtëpi mund të paraqitet nga pensionisti apo ndonjë familjar së paku shtatë ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht. Lajmërimi mund të bëhet pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve apo në adresën elektronike përkatëse të rajonit, si në vijim:
Rajoni i Prishtinës: pensionet.pr@rks-gov.net
Rajoni i Prizrenit : pensionet.pz@rks-gov.net
Rajoni i Ferizajit : pensionet.fe@rks-gov.net
Rajoni i Gjilanit : pensionet.gji@rks-gov.net
Rajoni i Mitrovicës : pensionet.mi@rks-gov.net
Rajoni i Pejës : pensionet.pj@rks-gov.net
Rajoni i Gjakovës : pensionet.gjk@rks-gov.net
Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat si në vijim:
emri dhe mbiemri i pensionistit;
numri personal i pensionistit;
numri i telefonit të pensionistit (nëse ka);
numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe
adresa e banimit të pensionistit.
Pas aplikimit, pensionistët/ aplikuesit do të pranojnë konfimimin që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave, pensionistët do të njoftohen 24 orë më herët (përfshirë këtu edhe ditët e vikendit) për realizimin e vizitës nga ekipet mobile.