Kreu Financa PAYSERA KOSOVA DHE POSTA E KOSOVËS NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

PAYSERA KOSOVA DHE POSTA E KOSOVËS NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

nga Kontabilisti

DËRGO PARA ME PAYSERA NGA TË GJITHA BANKAT E BOTËS, TËRHIQI NË POSTËN E KOSOVËS

Paysera Kosova dhe Posta e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja midis Paysera Kosovës dhe Postës së Kosovës do të sjellë një zgjerim të mundësive të klientëve për të përdorur shërbimet e të dyja institucioneve dhe do të ulë kostot dhe kohën e transaksioneve.

Disa nga avantazhet janë:
Nga ky moment, klientët e Paysera në Kosovë kanë një mundësi të re të tërheqin paratë e tyre në një mënyrë më të lehtë dhe të shpejtë. Përmes kësaj marrëveshje, klientët kanë mundësinë të tërheqin të hollat në zyrat e Postës së Kosovës, duke përdorur aplikacionin e Paysera. Kjo do të thotë që klientë nuk do kërkojnë zyra bankare për të kryer tërheqjen, por do të shfrytëzojnë infrastrukturën e gjerë të Postës së Kosovës për këtë qëllim.

Por kjo nuk është gjithçka! Bashkatdhetarët që jetojnë larg Kosovës tani kanë mundësinë të dërgojnë para tek të afërmit e tyre në mënyrë më të shpejtë dhe të sigurt përmes aplikacionit të Paysera. Pas dërgimit të parave, klientët e Payserës, duke skanuar një kod unik mund t’i tërheqin paratë në zyrën më të afërt të Postës së Kosovës. Kjo është një mënyrë e shpejtë dhe e re për të siguruar që familjarët e bashkatdhetarëve të kenë qasje të menjëhershëm në fondet e tyre.

Informata shtesë:
Paysera është Institucion Financiar Fintech ndërkombëtar i licencuar edhe nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Paysera ofron shërbime të shpejta, të përshtatshme dhe të përballueshme financiare në nivel global. Ofron shërbime të ndryshme si transfere të parave, këmbim valutor, e-commerce, pagesa online dhe shërbime financiare të tjera.

Në anën tjetër, Posta e Kosovës është lider i ofrimit të shërbimeve postare kombëtare në Kosovë. Ajo ofron shërbime postare të ndryshme, duke përfshirë dorëzimin e postës, dhe shërbime të tjera. Misioni i Postës së Kosovës është që përmes ngritjes së cilësisë së shërbimeve postare dhe zgjerimit të gamës së shërbimeve tjera komerciale, të njihet për cilësi dhe besueshmëri jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, duke i përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian për cilësi dhe standarde.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni