Kreu Ekonomi PAYSERA KOSOVA PJESË E “STAR VENTURE” TË BERZH-it

PAYSERA KOSOVA PJESË E “STAR VENTURE” TË BERZH-it

nga Kontabilisti

Paysera Kosova është pranuar në programin Star Venture të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Si pjesë e Star Venture, Paysera Kosova do të ketë avantazhe të rëndësishme që ofrohen nga BERZH. Kjo përfshin të drejta hyrëse në kapital, qasje në fonde të ndihmës financiare dhe teknike, përkrahje në menaxhimin e riskut dhe konsulencë profesionale.

Pranimi i Paysera Kosovës në Star Venture i jep mundësinë për të marrë pjesë në projekte inovative duke e forcuar pozicionin dhe qëndrueshmërinë në treg.

Paysera Kosova synon të krijoj ndryshime pozitive në sektorin financiar dhe të përmirësoj qasjen e njerëzve dhe bizneseve ndaj shërbimeve financiare.

Paysera, një llogari – shumë mundësi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni