Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Lorik Lipoveci me një postim në rrjetin social Facebook, ka renditur akuza të shumta ndaj institucioneve përgjegjëse për asfalltimin e rrugës Gjakovë-Klinë.
Ai u a kujtoi atyre se ditë më parë do të shroheshin disa kilometara rrugë, por që në fakt janë shtruar vetëm 500 metra, shkruan lajmi.net.
Lipoveci ka thënë se këtë reagim po e bënë në cilësin e aktivistit të partisë në pushtet.
Aktivisti i kësaj partie renditi disa ngë “dëmet” që po ju shkakton mos përfundimi i asfalltimit të kësaj rruge.
Njoftimi i plotë:
Deklaruan se me datë 15 korrik, një pjesë e rrugës në gjatësi 4.1 km, Gjakovë -Dollc(Klinë) do të asfaltohet!
Nuk ndodhi! U shtruan keq vetëm rreth 500m!
Pra;
1.Rruga 30 km Gjakovë -Klinë është shumë largë përfundimit!
- Rruga nga Gjakova në Prishtinë kalohet me kohëzgjatje rreth 2 orë!
- E dëmtuat biznesin në Gjakovë, sepse shumë qytetarë nga komunat fqinje Klinë, Malishevë, si dhe gjakovarët në Prishtinë nuk po vijnë shpesh në Gjakovë vetëm për shkak të rrugës!
- Rrezikoni jetën e qytetarëve në komunikacion në këtë rrugë!
- Na dëmtuat veturat e autobusat me këtë rrugë!
P.S. Reagimin e shkruaj në cilësi të qytetarit dhe si aktivist i LVV-së. Nuk jam unë si ca servil rrogaxhi të partisë të cilët heshtin ose mbrojnë e postojnë gjoja si “sukses” këto 500m rrugë! Votat i kemi kërkuar për të punu, e kur segmente të qeverisë nuk punojnë do ti kritikoj hapur, sepse jam me popullin. Përmirsohuni./Lajmi.net