Në ora 16:00 është paraparë të nis mbledhja e radhës e qeverisë së vendit.
Në rend të ditës janë të parapara 9 pika, shkruan IndeksOnline.
Në po të njëjten mbledhje, kabineti i Kurtit do të shqyrtojë propozim- vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për pagesë të shtesës në pagë për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policor, për shkak të angazhimit të shtuar në punë, në përballje me pandeminë Covid19.
Poashtu, në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i propozim- vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për organizatat buxhetore me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale, për muajt prill- maj- qeshor