1.Kur shuma e tatueshme dhe TVSH-ja në faturën tatimore duhet të korrigjohet në pajtueshmëri me nenin 41 të Ligjit, furnizuesi duhet të lëshoj një notë debiti apo një notë krediti dhe duhet të trajtoj atë notë sikur të ishte faturë tatimore.
2.Notë krediti lëshohet me qëllim të një rregullimi nga personi i tatueshëm për pranuesin e mallrave ose shërbimeve, pasi që të jetë lëshuar fatura tatimore ose një dokument që shërben si faturë, ku shuma e TVSH-së së ngarkuar në faturën tatimore ose në dokumentin që shërben si faturë, e tejkalon obligimin real të TVSH-së për atë furnizim të tatueshëm;
3.Notë debiti lëshohet me qëllim të një rregullimi nga personi i tatueshëm për pranuesin e mallrave ose shërbimeve, pasi që të jetë lëshuar fatura tatimore ose një dokument që shërben si faturë, ku shuma e TVSH-së së ngarkuar në faturën tatimore ose në dokumentin që shërben si faturë është më e ulët se obligimi real i TVSH-së për atë furnizim të
tatueshëm.
4.Bazuar në nenin 47 të Ligjit, notë debiti apo notë krediti janë faturat tatimore që personi i tatueshëm përdor për qëllime të korrigjimit të një fature fillestare dhe duhet të përmbajnë shënimin “notë debiti” apo notë –krediti”, referencat e faturës që korrigjojnë dhe të tjera detaje që lidhen me korrigjimin. Përdorimi i këtyre dokumenteve bëhet sipas Ligjit dhe përcaktimeve të këtij udhëzimi.
5.Notë debiti dhe notë krediti është e vlefshme vetëm atëherë kur palët e transaksionit janë pajtuar për korrigjim të faturës.
6.Fatura “notë debiti” e lëshuar nga personi i tatueshëm duhet të regjistrohet nga furnizuesi në librin e shitjeve, e cila edhe do të rrisë obligimin për të paguar TVSH më tepër në krahasim me faturën e parë të lëshuar për të njëjtin transaksion. Ndërsa nga pranuesi i faturës, regjistrimi bëhet në librin e blerjes duke rritur TVSH-në e zbritshme.
7.Fatura “notë krediti” e lëshuar nga personi i tatueshëm duhet të regjistrohet nga furnizuesi me minus (-) në librin e shitjeve, e cila edhe do të zvogëloj obligimin për të paguar TVSH më tepër në krahasim me faturën e parë të lëshuar për të njëjtin transaksion. Ndërsa nga pranuesi i faturës, regjistrimi bëhet me minus (-) në librin e blerjes duke zvogëluar TVSH-në e zbritshme.