Kreu Financa “Qmimet janë ulur, pagat e sektorit privat janë rritur”

“Qmimet janë ulur, pagat e sektorit privat janë rritur”

nga Kontabilisti

Indikacionet që na vijnë prej tregut evropian, prej të cilit dihet se jemi së pari të varur e më pas edhe nga ai global, na tregojnë se inflacioni ka filluar pak të bie. Kur marrim parasysh se çmimi i derivateve ka rënë, çmimi i gazit po ashtu, shpenzimet e transportit ndërkombëtar janë ulur – këto janë indikacione të mira që do të kemi një stabilizim të çmimeve, një rënie të lehtë. Por, duhet të jemi të vetëdijshëm që çmimet nuk do të kthehen në masën e para pandemisë”.

Ndërsa, rritjen e pagave të sektorit privat ai e ka mirëpritur edhe pse “nuk janë pagat më të mëdha të mundshme”.

“Jam shumë i lumtur që sektori privat ka lëvizur me pagat. Nuk janë pagat më të mëdha të mundshme. Varësisht mundësive, bizneset kanë lëvizur me një rritje të mirë të pagave. Këtë e them nga terreni që i vizitoj bizneset, nuk kam hasur në asnjë punëtor që është ankuar për pagën e vogël”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni