Kreu Financa Shpërblim me kesh për blerje online

Shpërblim me kesh për blerje online

nga Kontabilisti

Të shpërblehesh me kesh për secilen blerje është një gjë që nuk duhet ta refuzojmë!
Është mirë nëse gjatë secilës blerje mbledhni kesh, dhe pas një viti në kuletën tuaj do të keni një shumë të parave të cilën e keni kursyer duke realizuar pagesa përmes Paysera.

Kjo është një gjë e zakonshme në vendet perëndimore, finteku Paysera ofron Cashback për blerjet online te disa nga shitësit më të mëdhenjë si Spar Kosova dhe E-baa. Kur realizoni blerje tek këta partner Paysera ju shpërblen me 1% cashback.

Kjo metodë e punës është në rritje sipas Agjencionit hulumtues Statista. Tregu i kompanive që japin Cashback në vitin 2024 do të jetë 200 miliardë dollarë, pohon Statista.Sipas Statista 47% e pjesëmarrësve në këto skema mundësinë e Cashback e shohin si të rëndësishme në marrjen e vendimit për blerje.

Hulumtimi i Statista tregon se rritja e të ardhurave nga ky kanal është rritur 200% gjatë viteve 2018 dhe 2019. Gjithashtu Statista tregon se shitësit që kanë përdorur Cashback kanë rritur të ardhurat dy herë e gjysmë më shumë se konkurrentët duke gjeneruar 100% deri 400% kthim më të madh në investime të marketingut.

“Ne me teknologjinë tonë të avansuar e ofromë Cashback për blerësit në web faqet e partnerëve tonë që e kuptojnë rëndësinë e këtij lloji të marketingut”, ka thënë Bashkim Zeqiri CEO i Paysera. “Ne e dimë se në Kosovë ka produkte të ngjashme mirëpo Cashback përmes kuletës digjitale, për momentin me sukses e ofron vetëm Paysera”, ka shtuar ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni