Kreu Financa Super lajm. Kjo është data kur do të votohet Ligji i Pagave në Kuvend

Super lajm. Kjo është data kur do të votohet Ligji i Pagave në Kuvend

nga Kontabilisti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është caktuar që të premten të mbahet seanca plenare e Kuvendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se në rend dite në këtë seancë do të jetë Ligji i Pagave.

“Për AAK-në kjo është një ndër seancat më me rëndësi, për shkak se në trajtim do të vjen ligji i shumëkërkuar – Ligji i Pagave. Ky ligj, fatkeqësisht e ka emrin Ligji i Pagave, por nuk dihet sa është paga e një zyrtari publik, për shkak se nuk ka vlerë e as koeficient”, ka shkruar Tahiri.

Po ashtu, në këtë seancë do të diskutohet edhe për Ligjin për Zyrtarët Publikë..

Në mbledhjen e Kryesisë diskutuam për seancën e re, e cila do të mbahet të premten.

Për AAK-në kjo është një ndër seancat më me rëndësi, për shkak se në trajtim do të vjen ligji i shumëkërkuar – Ligji i Pagave. Ky ligj, fatkeqësisht e ka emrin Ligji i Pagave, por nuk dihet sa është paga e një zyrtari publik, për shkak se nuk ka vlerë e as koeficient.

Po ashtu, në këtë seancë do të diskutohet për Ligjin për Zyrtarët Publikë, që ky ligj nuk është për zyrtarët publik, por për kapjen e administratës publike, për shkak se interferohet drejtpërdrejt në kundërshtim me BE-në dhe SIGMA-në në sistemin e meritokracisë. Pra, dora politike po zgjatet shumë në kapjen e administratës publike. Po ashtu, janë edhe disa ligje tjera që janë në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese.

Porosia ime për Qeverinë është që të kthejë fokusin tek jeta e qytetarëve. Pra, të fokusohet tek problemet serioze ekonomike dhe në sektorë vitalë, si në shëndetësi dhe arsim. T’i lë agjendat e ngushta, në mënyrë që me ligj ta shtrijë kapjen e shtetit gjithandej.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni