Kreu Biznes Njoftim më rendesi per te gjithe punetoret qe punojne ne sektorin privat

Njoftim më rendesi per te gjithe punetoret qe punojne ne sektorin privat

nga Kontabilisti

Administrata Tatimore e Kosovës, ATK ka krijuar një mundësi të mirë për verifikimin nëse jeni të regjistruar nga punëdhënësi.

Siç njofton ATK-ja, vegla për verifikim të të punësuarve  është një aplikacion i thjeshte për përdorim dhe i disponueshëm në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org.

“Verifikimi nëse jeni të regjistruar nga punëdhënësi juaj tani është më e lehtë se kurrë më parë”.

“Aplikacioni i Administratës Tatimore të Kosovës është një zgjidhje e thjeshtë dhe efikase për kontrollin e regjistrit të punëtoreve të deklaruar në ATK nga punëdhënësi juaj”.

“Mos e humbni këtë mundësi të lehte për të siguruar konformitetin dhe transparencen  për vendin ku punoni”, thuhet në njoftimin e ATK.

Kjo bëhet duke vendosur numrin personal të personit në hapësirën e mëposhtme “Nr. Personal” nën seksionin “Kërko sipas Numrit Personal”.

Hynë këtu https://apps.atk-ks.org/regemployer

Pos kësaj, ju mund edhe të denonconi punëdhënësin, nëse nuk ju ka regjistruar si punëtor./Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni