Kreu Ekonomi Miratohet në Kuvend Ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetsor

Miratohet në Kuvend Ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetsor

nga Flamur Berisha

Kryeministri Albin Kurti ne facebook deklaroj:

Ndër të tjera, Kuvendi miratoi sot katër ligje jashtëzakonisht të rëndësishme:

🔹Për Banim Social dhe të Përballueshëm;

🔹Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;

🔹Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme; dhe

🔹Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Me këto ligje do ta bëjmë banimin dhe shëndetësinë publike të dinjitetshme, të qasshme dhe të përballueshme për të gjithë, pasurinë e pajustifikueshme do t’ia kthejmë shtetit, dhe si mikpritës të ngjarjes më të madhe sportive në histori vendin do ta bëjmë me infrastrukturën sportive më të mirën në rajon.

Ato janë rezultat i punës së pandërprerë dhe insistuese gjatë këtyre katër vjetëve dhe paraqesin themelet e mandatit tonë të ardhshëm.

Falënderoj deputetët e Kuvendit për mbështetjen me votë dhe kontributin deri në finalizimin e tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni