Kreu Biznes ATK publikon formatin e Librave te Blerjes dhe Shitjes per bizneset qe nuk jane te regjistruar ne TVSH

ATK publikon formatin e Librave te Blerjes dhe Shitjes per bizneset qe nuk jane te regjistruar ne TVSH

nga Kontabilisti

Deklarimi i Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, kërkohet nga të gjithë tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot më datë 04 prill 2024 publikoj Versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, përmes të cilit do të kërkohet që çdo tatimpagues të deklaroj Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes.

Shërbimi i ri elektronik për deklarimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes është funksionalizuar në Sistemin Elektronik EDI duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, gjegjësisht nenin 43, paragrafin 3.

ATK-ja njofton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se janë të obliguar që për çdo tre muaj të deklarojnë Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, përmes Sistemit Elektronik EDI. Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, nga këta tatimpagues duhet të deklarohen nga data 01 deri më 15 të muajit vijues pas tremujorit, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata tremujore, si: “IS”, “QS”, etj.

Po ashtu, Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë tatimpaguesve të cilët janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se janë të obliguar që për çdo muaj të deklarojnë Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, përmes Sistemit Elektronik EDI. Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, nga këta tatimpagues duhet të deklarohen nga data 01 deri më 20 të muajit vijues, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.

Për plotësimin e saktë të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, ATK-ja ka përgatitur “Udhëzuesin për plotësimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes”, si për Deklaruesit e TVSH-së e po ashtu edhe për tatimpaguesit tjerë, të cilin do ta gjeni në dritaren përkatëse në të cilën bëhet deklarimi i librave, andaj ju sugjerojmë që paraprakisht ta shfletoni udhëzuesin.

Të gjitha udhëzuesit:

Udhëzuesit për tatimpaguesit – Deklarues të TVSH-së dhe

Udhëzuesit për tatimpaguesit tjerë,

mund t’i gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni