Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se brenda dy ditëve pritet të dalin mjetet për punëtorët teknik të spitaleve e Qendrave të Mjekësisë Familjare.
Afati dy ditor është i fundit që Sindikata e Sektorit Privat i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë për këto pagesa të premtuara.
“Ju njoftojmë se mjetet për punëtorët teknik në Spitale, QMF dhe Ambulanta, nga Qeveria e Kosovës për rundin e dytë që është dashur të paguhen gjer me 4 Prill, pas diskutimeve me Ministrinë e Shëndetësisë ato mund të dalin më së largu edhe dy ditë, ne u pajtuam se do të presim edhe dy ditë e nëse ato nuk paguhen ne automatikisht do ta ndërpremë punën, mirëpo Ministria e Shëndetësisë garanton se deri te kjo nuk do te vijë” shkruan Azemi .