Kreu Shpallje pune Lajm i mirë nga Ministria e Financave

Lajm i mirë nga Ministria e Financave

nga Flamur Berisha

K-GenU po zgjerohet për të ofruar mundësi për punë praktike, mentorim dhe trajnime për 10,000 të rinj në Kosovë!

Nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në partneritet me UNICEF-in në Kosovë dhe Rrjetin CSR Kosova ka filluar një fazë e re e programit Kosovo Generation Unlimited (K-GenU).

K-GenU është një iniciativë e suksesshme e zhvillimit të shkathtësive dhe eksperiencës së punës përmes mundësive për punë praktikë, e cila zbatohet në kuadër të partneritetit ndërmjet institucioneve të Kosovës, kompanive të sektorit privat, partnerëve zhvillimorë dhe të rinjve.

Nga ky program do të fuqizohen 10,000 të rinj duke ju ofruar punë praktike, mentorim dhe trajnim përgjatë 2 viteve të ardhshme.

Cikli i parë i programit do të angazhojë të rinjtë në punë praktike me kompenzim për 3 muaj me radhë, në ndërmarrje private dhe publike në Kosovë. K-GenU është një mundësi për të gjithë të rinjtë e moshave 16-24 vjeç, ku të gjitha grupet dhe profilet arsimore inkurajohen që të aplikojnë.

Për të mësuar më shumë rreth programit ose për t’u regjistruar për këtë mundësi, vizitoni vegëzën: www.kosovogenu.com


Kosova Generation Unlimited është një koalicion me shumë akterë ndërmjet sektorit publik, sektorit privat dhe partnerët e zhvillimit për të nxitur bashkëpunimin dhe promovuar shkathtësitë e punësimit dhe fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të aftësive dhe përvojës së punës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni