Çdo person nga i cili kërkohet të përdor PEF/SF për regjistrimin e të gjitha transaksioneve të bëra gjatë aktivitetit të tij ekonomik, i cili nuk ka instaluar PEF/SF, për çdo shkelje të tillë i nënshtrohet gjobave, si në vijim:
1.1. gjobë prej dyqindepesëdhjetë euro (250.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor deri në tridhjetëmijë euro (30,000.00€);
1.2. gjobë prej pesëqind euro (500.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga tridhjetëmijë euro e një cent (30,000.01€) deri në dyqindëmijë euro (200,000.00€);
1.3. gjobë prej njëmijë euro (1,000.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga dyqindmijë euro e një cent (200,000.01€) deri në pesëqindmijë euro (500,000.00€);
1.4. gjobë prej dyëmijë euro (2,000.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga pesqindmijë euro e një cent (500,000.01€) deri në pesëmilion euro (5,000,000.00€); dhe
1.5. gjobë prej tremijë euro (3,000.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor prej pesëmilionë euro e një cent (5,000,000.01€) e më shumë.
2. Baza për llogaritjen e ndëshkimit të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni është qarkullimi i vitit të kaluar fiskal. Për bizneset e reja, bazë është qarkullimi real i vitit aktual.
3. Nëse një person i paraparë në paragrafin 1 të këtij neni përpiqet të manipulojë apo të ndërhyjë në programimin e PEF/SF apo të dhënat që duhet të futen në PEF/SF, me qëllim që të regjistrojë të dhëna të pasakta në PEF/SF, i nënshtrohet ndjekjes penale sipas legjislacionit penal në fuqi.
ZBRITJA E GJOBAVE
Në rastin kur tatimpaguesi i cili i nënshtrohet një ose më tepër gjobave të përcaktuara në nenet prej 97 deri 108 të këtij Ligji, vullnetarisht informon ATK për detyrimin e tij, përpara se së pari të jetë njoftuar për një inspektim tatimor të mundshëm nga ATK, i cili do të mund zbulohej nga ATK, gjobat e mundshme janë njëzetepesë përqind (25%) e gjobave që do të zbatoheshin.
2. Në rastin kur tatimpaguesi informon vullnetarisht ATK pasi tatimpaguesi së pari njoftohet lidhur me një inspektim tatimor të mundshëm, por përpara se ATK të fillojë këtë inspektim, gjobat maksimale janë pesëdhjetë përqind (50%) e gjobave që do zbatoheshin.
3. Aty ku tatimpaguesi me detyrim tatimor të pashlyer, paguan detyrimin tatimor me një pagesë të njëhershme, gjobat e aplikuara sipas këtij Ligji, përveç gjobave sipas nenit 103, do të zbriten në tredhjetë përqind (30%).
4. Aty ku tatimpaguesi me detyrim tatimor të pashlyer, hyn në marrëveshje me shkrim për të paguar tatimin e pashlyer me dy ose më tepër këste, i përmbush kushtet e marrëveshjes me shkrim, dhe i kryen në kohë të gjitha detyrimet e tjera tatimore gjatë kohës së asaj marrëveshjeje, gjobat e aplikuara sipas këtij Ligji, përveç gjobave sipas nenit 103, do të zbriten në pesëdhjetë përqind (50%).
5. Administrata Tatimore e Kosovës ka të drejtë të zvogëlojë ose heq çdo gjobë të vlerësuar, apo propozuar, në baza sipas rastit, në rastet kur personi obligues për ndonjë tatim dëshmon shkaqe të arsyeshme, besim të mirë, vështirësi të madhe ose arsye të tjera të cilat do të ngritin efektivitetin e ATK.
6. Administrata Tatimore e Kosovës shqyrton kërkesat për zbritjen e gjobave dhe merr vendim bazuar në rishqyrtimin e fakteve dhe rrethanave.
7.Çdo ndëshkim i aplikuar sipas këtij Ligji, përveç gjobave sipas nenit 103, nëse paguhet brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e njoftimit për aplikim të gjobës, paguhet vetëm pesëdhjetë përqind (50%) e vlerës së gjobës të aplikuar.
8. Për zbatim të këtij neni, Ministri nxjerrë akt nënligjor.