Në kuadër të ndarjes së 100 eurove të pensionistëve përfshihen të gjitha kategoritë që marrin pensione të çfarëdollojshme nga buxheti i Kosovës.
Pra 100 euro shtesë do të jenë edhe për veteranët e UÇK-së. Në një përgjigje për Nacionalen, Përparim Kryeziu, tregoi se 100 euro shtesë do t’u ndahen të gjithë pensionistëve.
“Po, për krejt pensionmarrësit” – ishte përgjigja e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës për Nacionalen.