Administrata Tatimore e Kosovës, ATK ka krijuar një mundësi të mirë për verifikimin nëse jeni të regjistruar nga punëdhënësi.
Siç njofton ATK-ja, vegla për verifikim të të punësuarve është një aplikacion i thjeshte për përdorim dhe i disponueshëm në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org.
“Verifikimi nëse jeni të regjistruar nga punëdhënësi juaj tani është më e lehtë se kurrë më parë”.
“Aplikacioni i Administratës Tatimore të Kosovës është një zgjidhje e thjeshtë dhe efikase për kontrollin e regjistrit të punëtoreve të deklaruar në ATK nga punëdhënësi juaj”.
“Mos e humbni këtë mundësi të lehte për të siguruar konformitetin dhe transparencen për vendin ku punoni”, thuhet në njoftimin e ATK.
Kjo bëhet duke vendosur numrin personal të personit në hapësirën e mëposhtme “Nr. Personal” nën seksionin “Kërko sipas Numrit Personal”.
Hynë këtu https://apps.atk-ks.org/regemployer
Pos kësaj, ju mund edhe të denonconi punëdhënësin, nëse nuk ju ka regjistruar si punëtor./Telegrafi/