Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) shpall:
KONKURS PËR PUNË DHE DETYRA SPECIFIKE
Për angazhimin me afat të caktuar të një programuesi me përvojë për avancimin dhe mirëmbajtjen e uebfaqes së FKPK-së.
Detyrat:
- Të përditësojë ndryshimet e platformës (WordPress).
- Të kryejë në kohë dhe saktësi detyrat që i jepen nga FKPK.
- Të implementojë ndryshimet në dizajn, funksionalitet dhe t’i instalojë përditësimet e avancimet e uebfaqes.
Përgatitja profesionale:
- Përvojë në implementimin e sajteve në WordPress
- Përvojë në zhvillimin e Themes për WordPress
- Përvojë në zhvillimin e Plug-Ins për WordPress
- Përvojë në HTML, CSS, JAVASCRIPT
- Njohuri për MySQL
Kushtet:
Së paku pesë vjet përvojë pune dhe portofol të dëshmuar të angazhimit profesional.
Konkurrimi:
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë biografinë (CV-në) e tyre dhe Letrën e Motivimit përmes e-mailit në: recruitment@trusti.org me titull: “Aplikim për programues të uebfaqes”.
Bazuar në përgatitjen dhe përvojën profesionale Komisioni i Vlerësimit do të thërrasë në intervistë kandidatët më të suksesshëm.
Afati:
Konkurrimi është i hapur prej datës 18 nëntor 2021 deri më 2 dhjetor 2021, ora 16:00.
FKPK-ja është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta për të gjithë!