Kreu Biznes Njoftim per biznese nga ATK. vendimi hyne ne fuqi nga data

Njoftim per biznese nga ATK. vendimi hyne ne fuqi nga data

nga Kontabilisti

Administrata Tatimore e Kosovës, nga balanca kreditore e TVSH, mbulon borxhet e tatimpaguesit raporton kontabilisti.info

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë tatimpaguesit se duke filluar nga data 21 qershor 2022 do të inicioj procedurat e verifikimit të kreditimit në TVSH për të gjithë tatimpaguesit të cilët janë në balancë kreditore të TVSH dhe në anën tjetër kanë borxhe të papaguara në ATK.

Pra, ATK do të inicioj procedurat e verifikimit të kreditimit në TVSH dhe me kreditimin e vlefshëm të TVSH do të mbuloj borxhet e papaguara të tatimpaguesit, i cili është në balancë kreditore të TVSH dhe në anën tjetër ka borxhe në ATK.Bazuar në nenin 30 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 41 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010, Administrata Tatimore e Kosovës ka të drejtë që të inicioj procedurën e rimbursimit të TVSH-së për tatimpaguesit të cilët janë në balancë kreditore mbi tre muaj radhazi dhe shuma e kreditimit është mbi tremijë euro (3,000€) dhe i njëjti tatimpagues ka borxhe tatimore prej më shumë se pesëmijë euro (5,000€).

Administrata Tatimore e Kosovës, pasi që të konstatoj saktësinë e balancës kreditore në deklaratën e TVSH-së, me mjetet e tilla do të mbulon borxhin tatimor të tatimpaguesit dhe pjesën e mbetur (nëse mbetet) do ta rimbursoj në llogarinë bankare të tatimpaguesit.Pas zbatimit të procedurës së lartshënuar, tatimpaguesi do të njoftohet në formë zyrtare lidhur me bartjen e balancës kreditore në borxhet tatimore, cilat lloje të tatimeve/kontributeve janë mbuluar, periudhën tatimore, si dhe për pjesën e rimbursimit eventual që do të transferohet në llogari bankare të tatimpaguesit.Administrata Tatimore e Kosovës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni