Ministri i Financavee Hekuron Murati raportoj permes rrjetit social ne facebook ndarjen e mjeteve financiare per masen 2.1. Ky eshte postimi i tije i plote:
Dje ndamë edhe 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë, në kuadër të Masës 2.1.
Në mbledhjen paraprake të Qeverisë, miratuam edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese.
Secilën mbledhje, vendime në mbështetje të prodhuesve, në mbështetje të ekonomisë.
Rezultatet patjetër se nuk do të mungojnë – për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive, dhe numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjeç është dyfishuar.
Qeveria për prodhuesit!