Kreu Financa Superpuna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesave per punetoret e këtijë muaji

Superpuna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesave per punetoret e këtijë muaji

nga Kontabilisti

superpuna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes superpuna gjatë muajit shkurt.

Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim:

🔹 Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);

🔹Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;

🔹 Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATKsë.

Rikujtojmë që subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin mars 🗓️, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 prill.

Për bizneset 🏢 dhe punëkërkuesit👩‍🔬👨‍🔬 e interesuar, regjistrimi në superpuna bëhet përmes vegëzës në vijim: https://superpuna.rks-gov.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni