Kreu Shpallje pune Njoftim me rendesi nga Ministria e Ekonomise

Njoftim me rendesi nga Ministria e Ekonomise

nga Kontabilisti

Rritja e përqindjes së stafit të kualifikuar për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) dhe përmirësimi i strukturës ligjore dhe administrative është prioritet për Ministrinë e Ekonomisë.

Ne po zhvillojmë projekte atraktive dhe konkurruese, duke kontribuar për një sektor të gjelbër dhe të sigurt, gjithmonë në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare, e për këtë qëllim, kemi shpallur konkurs për 4 pozita dhe po kërkojmë profesionistë të përkushtuar për të forcuar kapacitetet e Ministrisë.

Konkursi është i hapur deri më 18 shtator 2024.

Inkurajojmë të gjithë që i plotësojnë kriteret të aplikojnë.

Informatat rreth konkursit i gjeni këtu:https://tinyurl.com/me-aplikime

Pozitat e hapura për aplikim:

• Drejtor/e i/e Departamentit Ligjor.

• Drejtor/e i/e Njësisë për Implementim të Projekteve nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

• Udhëheqës/e i/e Divizionit për mbështetje administrative të projekteve për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

• Udhëheqës/e i/e Divizionit për mbështetje Teknike të projekteve për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

Ju gjithashtu mund të pëlqeni