Kreu Financa Fillon subvencionimi i policës për këto kategori

Fillon subvencionimi i policës për këto kategori

nga Kontabilisti

Nga sot të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, të shtunën e javës që shkoj.
Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe “subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në nëntë ulëse”.

“Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, kishte shkruar Murati në Facebook.

Subvencionimin e policës kufitare e ka mirëpritur edhe kryeministri Albin Kurti.

“Të dashur bashkatdhetarë, si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot. Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse”, kishte shkruar Kurti.

Qeveria e Kosovës e ka paguar policën kufitare për mërgatën gjatë verës edhe në dy vjetët e kaluara.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni