Hapet thirrja për këshilltarë të punësimit
Në kuadër të projektit për pilotimin e reformës sociale parashihet edhe aktivizimi në tregun e punës për anëtarët e aftë për punë. Lidhur me këtë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po kërkon 40 këshilltarë të punësimit, të cilët do të mbështesin aktivizimin e përfituesve të Skemës së Asistencës Sociale në tregun e punës në të gjitha komunat e Kosovës.
Detyrat e këshilltarëve të punësimit ndër të tjera përfshijnë:
Ofrimin e këshillave dhe udhëzimeve për aplikantët lidhur me mundësitë e punësimit.
Identifikimin e sfidave kryesore me të cilat përballen të papunët gjatë integrimit në tregun e punës.
Komunikimin e rregullt me përfituesit e Pilotimit të SAS-it dhe dokumentimin e kërkimeve individuale për punë.
Marrjen e informatave lidhur me mundësitë e punës ofruar nga punëdhënësit potencialë.
Për detaje të tjera lidhur me aplikimin dhe kriteret, vizitoni vegëzën: https://mfpt.rks-gov.net/…/ba27f8ed-0d17-4f0a-974d…
Aplikacionet duhet të dorëzohen në: procurement.SAS@rks-gov.net me titull (Subject Line): Aplikim për Keshilltar – Komuna në të cilën aplikoni (psh. Aplikim për Këshilltar – Podujevë).
Afati i fundit për aplikim është deri më 04 Shtator 2024 (e mërkurë) ora 16:00.