Kreu Ekonomi Komuna e Prishtinës nga sot nis pranimin e dokumenteve për bizneset që kanë fituar grantet

Komuna e Prishtinës nga sot nis pranimin e dokumenteve për bizneset që kanë fituar grantet

nga Flamur Berisha

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte njoftuar se do të fillojnë me pranimin e dokumenteve për bizneset që kanë fituar grante nga komuna.

Ahmeti ka thënë se, duke filluar nga sot bizneset duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në sportele, pra duke filluar nga ora 09:00.

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga COVID-19 e kanë obligative t’i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:
– Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët
– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit
– Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me numër 81 dhe është 9 shifror)

“Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për COVID-19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar, në të kundërtën nuk mund t’a bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal”, kishte njoftuar Ahmeti.

Ditë më parë, ai kishte njoftuar më shumë se 7 mijë mikro-biznese dhe biznese të vogla kanë aplikuar në fondin 5 milionësh të Komunës.

“Fondi do të ndahet në shuma të barabarta për dy nivele (grant më i vogël për mikro-bizneset). Lista do të publikohet shumë shpejtë dhe do të procedohet në Thesar për ekzekutim. Numri i madh i aplikimeve tregon për ndikimin ekonomik të pandemisë. 5 milion është pak por është maksimumi i mundësive tona si komunë”, kishte njoftuar ai.

Kurse, numri i bizneseve përfituese sipas Ahmetit është 4,941, prej tyre 1,976 mikro-biznese me nga 600 euro dhe 2,965 biznese te vogla me nga 1,300 euro.

“Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjell në Thesarin e Kosovës – Ministrinë e Financave. Fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedimin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari”, kishte njoftuar Ahmeti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni