Kouleta SA, me seli në Gjenevë të Zvicrës, për degën e saj Kouleta
SH.P.K në Kosovë/Prishtinë shpall konkurs për pozitën:
Kontabilist – 2 pozita
Kualifikimet:
• Të ketë Diplomë Universitare të Fakultetit Ekonomik – obligative të ketë njërin nga titujt
e fituar në SCAAK (dëshmi: certifikatat) ose të jetë në proces të certifikimit;
• Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punës dhe marrëdhënies me stafin tjetër
administrativ;
• Shkathtësi kompjuterike të sistemit operativ Windows 10 dhe programeve tjera aplikative;
• Të ketë njohuri shumë të mirë të paketës, Microsoft Office (veçanërisht Excel dhe Outlook);
• Të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze (në të folur dhe të shkruar), frëngjishtja
është një përparësi e rëndësishme;
• I përpiktë në punët e përditshme;
• Njohja e programeve të kontabilitetit do të jetë përparësi (e preferuar);
• Përvoja punës relevante në kontabilitet (e preferuar).
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Regjistrimet kontabël të transaksioneve të biznesit (Klientë zviceran);
• Lëshimi dhe regjistrimi i faturave të shitjes dhe të gjitha dokumenteve tjera dalëse;
• Përgatitja e pasqyrave financiare, dhe ajo e deklaratave tatimore të personave juridik dhe
fizik (klientë zviceran);
• Të ndihmojë menaxherin në krijimin, transformimin dhe mbylljen e kompanive;
• Ofron informata relevante dhe me kohë sipas kërkesave të menaxhmentit të kompanisë;
• Kryen detyrat dhe punët në përputhje me manualet e aplikueshme brenda kompanisë si dhe
punë të tjera administrative në rast nevoje.
Kushtet e punës:
• Vendi i punës është në qytetin e Prishtinës, lagjja Arbëria;
• Paga e negociueshme
• 8 orë pune efektive në ditë (brenda 07:00-18:00)
• Mundësi e punës nga shtëpia – pjesërisht (sipas pëlqimit të dyanshëm)
Të interesuarit të dërgojnë CV përmes postës elektronike: hr@kouleta.ch ose mund të na
kontaktojnë në numrat tanë të telefonit:
+383 49 256 545
+41 76 481 24 60
Konkurs pune: kërkohen 2 kontabilistë
postimi i mëparshëm