Kreu Shpallje pune Konkurs pune: Shitëse (12), Faturist dhe Kalkulant (2)

Konkurs pune: Shitëse (12), Faturist dhe Kalkulant (2)

nga Flamur Berisha

Kompania e Mobiljeve “Lesna MAX” Prishtinëme lokacion në Magjistralën Prishtinë-Fushë Kosovë,  Rr.Elez Berisha Nr.4, shpallë konkurs për pozitat:

  1. 12 Pozita-   Shitës/e, 
  2. 2 Pozita-   Faturist dhe Kalkulant (me fakultet ekonomik)

Për pozitat: 12 Shitës/e,  :

Detyrat/ Kushtet

  • Shërbimi dhe kujdesi ndaj konsumatorëve, prezentimi i mallit të ekspozuar,
  • Shitja e mallit, përpilimi i ofertave dhe porosive (për mallin pa barkod),
  • Kujdesi dhe mirëmbajtja e mallit të ekspozuar,
  • Kujdesi për porositë e pranuara, kontaktet me blerës, informimi i tyre
  • Përcjellja e porosive të bëra nga momenti i përpilimit e deri te liferimi i   mallit,
  • Përpilimi i raporteve mbi punën e kreyer,
  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm/lartë,
  • Përvojë të punës në shitje së paku 2 vite konsiderohet përparsi,
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe  të ketë mvetësi të lartë në punë,
  • Njohja e punës  me kompjuter është obligative,
  •  Mosha e preferuar 25-40 vjet

Për pozitat: 1 Faturist  / 1 Kalkulant (me fakultet ekonomik)

1 Pozitë-  Kalkulant/e

  • E bën regjistrimin e mallrave për blerjet vendore dhe nga importi,
  • Përpilon e raporte  mujore për borgjet/avanset e furnitoreve,
  • Kontrollimi i faturave te furnitorit,
  • Hapja (rregjistrimi) i artikujve ne programin e kontabilitetit,
  • Analiza e stoqeve, Kontrollimi i stokut  dhe regjistrime të kohëpaskohshme,
  • Përpilon raporte mbi punën e kreyer me kërkesë  të menaxherit të sektorit,

1 Pozitë –   Faturist/e

  • I përpilon faturat e daljes së mallit nga pika shitëse,
  • Verifikon pagesat e blerësve për të cilët duhet të përpiloj faturat,
  • Evidenton (regjistron) në program raportet e bankës,
  • Evidenton (regjistron) në program faturat e shpenzimeve,
  • Kontrollimi,raportimi dhe mbyllja e porosive te hapura,
  • Kontrollon ditarin e arkës,
  • Raporte të shitjes dhe blerjeve të njësive organizative, përkrahje në sektoret e shitjes .

Kushtet e nevojshme për pozitat Faturist dhe Kalkulant:

  • Të kenë të kryer arsimin e lartë/ Fakulteti ekonomik,
  • Përvojë të punës në profesion së paku 2 vite,
  • Njohja e ndonjerit nga programet e kontabilitetit do te konsiderohet përparsi
  • Njohja e gjuhës angleze ose serbokroate do te konsiderohet përparsi,
  • Të ketë mvetësi të lartë në punë, aftësi organizimi dhe te jetë i gatshëm të punoi nën presion,
  • Njohja e punës  me kompjuter është obligative,

Të gjithë të interesuarit për këto pozita, aplikacionet mundë t’i tërhjekin në administratën e Qendrës “Lesna MAX“ në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, Rr.Elez Berisha nr.4, ku mundë ti dorëzojn të plotësuara së bashku me CV-të e tyre dhe dëshmitë tjera, si dhe një fotografi të aplikuesit. Aplikacioni mundet të mirret edhe në e-mail adresën: konkurs.lesna@gmail.com. dhe i plotësuar të kthehet në mail adresën e njejtë.

Për informata shtesë mund të informoheni  në nr. e tel: 038/606- 181, 044/779-977,  044/992-299

Data e fundit për dorëzimin e aplikacioneve është    04.06.2021  ora 16:00.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni