Kreu Shpallje pune Korporata Energjetike e Kosovës hap konkurs për 180 vende pune. Paga deri 680 euro

Korporata Energjetike e Kosovës hap konkurs për 180 vende pune. Paga deri 680 euro

nga Kontabilisti

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka hapur konkurs pune për 180 pozita të lira.

KEK-u në konkursin e tyre kërkon 149 teknikë të elektroenergjetikës dhe 31 të tjerë si teknikë të elektrikës.

Kualifikimet  që kërkohen nga aplikantët janë:

Shkollimi: Shkolla e mesme teknike ose elektroteknike

Dega/drejtimi/lëmia: Elektroteknika

Profili:

1) Elektroteknik i reparteve motorike

2) Teknik i energjetikes

3) Teknik i makinave elektrike

4) Teknik i elektroteknikes (shkollat e vjetra kur kanë qenë si shkollë teknike)

5) Instalues elektrik

Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.

Të dëshmojë aftësi për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës. Nivel të lartë të motivimit, iniciativë, vendosmëri, intuitë dhe vëmendje në detaje. Nivel të lartë të etikës profesionale.

Aplikantët mund të aplikojnë përmes linkut duke klikuar këtu.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni