Sot në mbledhjen e qeverisë miratuam projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Siç edhe kemi paralajmëruar, me këtë projektligj
tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e farurave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro, apo sa lartësia e faturës.
Projektligji gjithashtu parasheh edhe disa masa tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë, si:
lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore;
kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor;
zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe
fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.
Uroj që edhe Kuvendi i Republikës ta trajtojë sa më shpejt në të dyja leximet, në mënyrë që tatimpaguesit të përfitojnë nga zbritja tatimore.