Thirrje për Aplikim: 3 Analistë për Monitorim dhe Vlerësim të Projektit për Reformën Sociale (SAS)
Në kuadër të projektit për pilotimin e reformës së asistencës sociale, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon 3 analistë për të mbështetur procesin e monitorimit dhe vlerësimit të projektit si dhe për të ofruar mbështetje për Departamentin e Politikave Ekonomike në kuadër të MFPT-së.
Përmes punës analitike, analistët do të ndihmojnë në hartimin e politikave të mëtejshme që ndërlidhen me mbrojtjen sociale si dhe do të ndihmojnë në realizimin e objektivave të projektit për reformën e asistencës sociale.
Për më shumë detaje mbi kriteret e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mfpt.rks-gov.net/Page/57.
Aplikimet duhet të dorëzohen në: 𝗽𝗿𝗼𝗰𝘂𝗿𝗲𝗺𝗲𝗻𝘁.𝗦𝗔𝗦@𝗿𝗸𝘀-𝗴𝗼𝘃.𝗻𝗲𝘁 deri më 8 Tetor 2024, ora 16:00.