Kreu Financa Thirrje per kujdes te shtuar per qytetarë dhe biznese

Thirrje per kujdes te shtuar per qytetarë dhe biznese

nga Kontabilisti

Brenda tetë ditësh, shtatë raste në tre qytete të ndryshme janë raportuar në Policinë e Kosovës për falsifikim të parave.

Në raportin 24 orësh, forcat e rendit treguan se nga data 10 mars deri më 18 mars, katër raste u raportuan në kryeqytet, një në Podujevë e dy të tjera në Gjakovë.

“Ankuesi mashkull  kosovar, ka raportuar se në marketin ku punon, një i dyshuar ka bërë pagesën me një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Një rast tjetër ka ndodhur në rrugën Robert Doll në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull  kosovar, ka raportuar se në katër pika të ndryshme të marketit ku ai është menaxher, katër persona të dyshuar kanë blerë gjësende dhe pagesën e kanë bërë me kartëmonedha prej 100 €, të cila dyshohet të jenë e falsifikuar. Kartëmonedhat (5×100 €) janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, njofton policia.

Ndërsa, dy raste të tjera, gjatë së premtes u raportuan në rrugën Ukshin Hoti në kryeqytet. Derisa zyrtaret e një banke numëronin paratë, kanë vërejtur se monedhat e shumës 100 euro janë të falsifikuara. Rastet po hetohen nga Policia e Kosovës.

Ndërsa, në Podujevë, një ka raportuar se në marketin ku ai është menaxher, ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.Në anën tjetër, në Gjakovë gjatë së premtes janë raportuar dy raste të dyshimta për falsifikim të parasë, kartëmonedha prej 100 eurove. Rastet, sipas forcave të rendit, po hetohen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni