Kreu Financa Unë jam i regjistruar në skemën aktuale të skemes sociale, a mund të aplikoj në pilotim?

Unë jam i regjistruar në skemën aktuale të skemes sociale, a mund të aplikoj në pilotim?

nga Kontabilisti

7. Unë jam i regjistruar në skemën aktuale të SAS-it, a mund të aplikoj në SAS pilotim?

Familjet që përfitojnë nga skema ekzistuese do të vazhdojnë të pranojnë asistencën sociale, pasi skema aktuale e asistencës sociale vazhdon të zbatohet. Nëse familjet që marrin ndihmë sociale dëshirojnë të aplikojnë, ato mund të aplikojnë, por që nëse kualifikohen, atëherë largohen nga ndihma sociale ekzistuese, dhe kalojnë në skemën e pilotuar. Pra nuk mund të përfitojnë dy ndihma sociale, por vetëm njërën. Skema e pilotuar e ofron përparësinë që nëse dikush nga familja punësohet 💼, familja nuk përjashtohet me automatizëm nga ndihma sociale, por jepet mundësia e një faze tranzicioni.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni