Thirrje për Aplikim: 32 Zyrtarë të Mirëqenies Sociale
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po kërkon 32 zyrtarë të mirëqenies sociale për zyrat e pensioneve, në kuadër të Projektit të Reformës së Asistencës Sociale. Projekti synon të rrisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe të krijojë një regjistër social gjithëpërfshirës me të gjitha skemat sociale dhe pensionale.
Zyrtarët do të angazhohen për periudhë 1 vjeçare dhe do të ndihmojnë në proceset administrative përfshirë këtu mbështetjen e qytetarëve si dhe realizimin e procesit të verifikimit për skema të ndryshme sociale të zbatuara në kuadër të Ministrisë.
Për më shumë detaje lidhur me kriteret që duhet të përmbushni dhe dokumentet që duhet të dorëzoni, ju mund të vizitoni vegëzën në vijim: https://mfpt.rks-gov.net/…/694fbb2c-a842-49d3-a613…
Aplikoni në email adresën: 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐮𝐫𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭.𝐒𝐀𝐒@𝐫𝐤𝐬-𝐠𝐨𝐯.𝐧𝐞𝐭.
Afati për aplikim: 14 Tetor 2024, ora 16:00.