Kreu Ekonomi Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosoves

Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosoves

nga Kontabilisti

Deklaroni të ardhurat dhe paguani tatimin

Administrata Tatimore e Kosovës ua rikujton të gjithë personave fizikë jo afaristë, personave fizikë afaristë dhe personave juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë Tatimin dhe Kontributet Pensionale.

Për personat fizikë jo afaristë, personat fizikë afaristë dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e realizuara dhe nuk paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK-ja do të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

Andaj, ATK-ja u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e realizuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend!

Administrata Tatimore e Kosovës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni